Lidhje

PD, Reforma territoriale në Gjykatë


Në Shqipëri Partia Demokratike paraqiti sot një kërkesë në Gjykatën kushtetuese për të shpallur të jashtëligjshme reformën administrativo-territoriale të miratuar vetëm me votat e shumicës korrikun e shkuar.

“Eshtë një nga tentativat më të papranueshme në shkelje të Kushtetutës, jo vetëm të konsensusit politik, por është një thyerje flagrante e Kushtetutës në shumë aspekte. Qoftë në aspektin procedural siç e kanë miratuar, duke shkelur çdo rregull, si dhe qoftë në aspektin e shkeljes së njësërë të drejtash që përcakton Kushtetuta. Jemi përpara një shkelje që ka vetëm një synim; kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë”, deklaroi deputeti demokrat Oerd Bylkbashi.

Partia demokratike nuk mori pjesë në procesin e realizimit të reformës territoriale pasi sipas saj shumica nuk ofroi garanci për miratimin me konsensus. Reforma administrativo territoriale parashikon një reduktim të ndjeshëm të numrit të komunave dhe bashkive në të gjithë vendin, të cilat nga mbi 380 zbresin në 61 të tilla.

Mbi këtë ndarje të re do të zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor në 2015. Por sipas zotit Bylykbashi, harta e re shkatërron zgjedhjet dhe ajo do të prodhojë sipas tij kryetarë bashkisë të cilët do të duhet t’i binden pushtetit qëndror në Tiranë, u shpreh zoti Bylykbashi.

XS
SM
MD
LG