Lidhje

Reforma Zgjedhore, ODHIR: “Gati t’ju ndihmojmë, të përfshihen të gjithë”

  • Armand Mero

Reforma Zgjedhore, ODHIR: “Gati t’ju ndihmojmë, të përfshihen të gjithë”

Reforma Zgjedhore, ODHIR: “Gati t’ju ndihmojmë, të përfshihen të gjithë”

Në Shqipëri kryetari i misionit të vëzhguesve ndërkombëtar në zgjedhjet vendore të 8 majit Jonathan Stonestreet tha sot se rekomandimet e përfshira në raportin e tyre përfundimtar mund të përbëjnë një platformë të mirë për reformën zgjedhore. Në përfundim të takimeve që ai pati dje dhe sot në Tiranë, Stoneestreet u shpreh se të gjithë janë dakort që kjo reformë të jetë sa më gjithëpërfshirëse e të mos kufizohet vetëm me partitë parlamentare.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshi dhe Odihr-in janë të gatshëm të ndihmojnë me sa është e mundur që në Shqipëri të rritet besimi i publikut te procesi zgjedhor. Për kreun e vëzhguesve ndërkombëtar në zgjedhjet vendre të 8 Majit Jonathan Stonestreet, Odihr mund të jape ndihmesën e tij gjatë procesit të reformës zgjedhore: “Kjo ndihmë mund të ketë formën e rishikimit të projektit apo amenamendeve në kodin zgjedhor, apo mund të marrë formën e pjesmarrjes përmes ekspertizës së tij në tryezat e rrumbullakta apo diskutimeve të tjera mbi ligjin”.

Për zotin Stonestreet i cili eviton komentet përtej vlerësimeve të përfshira në raportin përfundimtar, ky raport mund të shërbeje si një platformë për reformën: “Është shumë e rëndësishme që përderisa të gjitha palët e kanë mirepritur dhe e kanë pranuar atë, ky raport të shërbejë si një platformë e përbashkët jo vetëm për të vlerësuar zgjedhjet por edhe për atë se cfaër duhet bërë tani e tutje. Të gjitha partitë politike që takuam na garantuan se janë të interesuara të nisin me procesin e reformës zgjedhore, dhe ta bëjnë atë shpejt, pa u ngutur, por brenda një kohe të mjaftueshme para zgjedhjeve të ardhshme

Sipas ekspertit të Odihr, procesi i reformës duhet të jetë gjithëpërfshirës: “Të gjithë bien dakort se duhet të jetë një proces gjithpërfshirës, ku duhet të marrin pjesë jo vetëm partitë parlamentare por edhe forcat e tjera politike apo dhe organizatat të cilat vëzhguan zgjedhjet. Tani është kohë të ecet përpara me hapa konkrete”

Të gjitha palët politike kanë shprehur gatishmërinë për të nisur me shpejtësi procesin e reformës. Socialistët, të cilët kërkojnë që reformat ë ofrojë garancitë maksimale për zgjedhje të ndershme emëruan të hënë dy prej deputetëve të tyre që të nisin kontaktet me përfaqësuesit e shumicës për të përcaktuar fillimisht shinat mbi të cilat do të eci kjo reformë, përpara se të ngrihet komisioni i posacëm parlamentar

XS
SM
MD
LG