Lidhje

Reforma zgjedhore, PD cakton emrat e përfaqësuesve në bisedimet me PS

  • Armand Mero

Reforma zgjedhore, PD cakton emrat e përfaqësuesve në bisedimet me PS

Reforma zgjedhore, PD cakton emrat e përfaqësuesve në bisedimet me PS

Në Shqipëri, Partia Demokratike emëroi sot dy përfaqësuesit e saj, të cilët do të nisin bisedimet me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore. Kryetari i grupit demokrat Astrit Patozi njoftoi për këtë me anë të një letre për kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi. Duke shprehur gatishmërinë për të nisur sa më parë nga puna, zoti Patozi i propozoi socialistëve që së bashku të ftojnë OSBE-në dhe Komisionin e Venecias për të ndihmuar punën e komisionit të Reformës Zgjedhore. Nga ana e tyre socialistët njoftuan sot se të hënën do të paraqesin propozimet e tyre edhe për ndryshimet në rregulloren e parlamentit.

XS
SM
MD
LG