Lidhje

2011, 800 mijë refugjatë të rinj


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se gjatë vitit të kaluar në të gjithë botën pati 800 mijë refugjatë të rinj, shifra më e lartë e shekullit.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve është 42,5 milionë vetë. Në raportin e agjencisë “Global Trends”, të publikuar sot, thuhet se rreth 3,5 milionë njerëz të tjerë u zhvendosën me forcë nga vendet e tyre, shumica e tyre për shkak të krizave humanitare në Afrikë: në Bririn e Fildishtë, Libi, Somali dhe Sudan.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres tha se agjencia e tij është mirënjohëse që sistemi ndërkombëtar për mbrojtjen e refugjatëve dhe të të zhvendosurve funksionoi siç duhet dhe kufijtë qëndruan të hapur për lëvizjen e njerëzve.
XS
SM
MD
LG