Lidhje

Bllokohen refugjatë dhe drogë në kufirin Shqipëri-Greqi


Policia shqiptare bllokoi disa dhjetra refugjatë nga Siria në afërsi të Pikës së Kakavijës, në kufi me Gerqinë. Sipas burimeve policore mes rreth 40 refugjateve, që hynë nga kufiri grek, ka patur edhe gra dhe fëmijë.

Destinacioni i refugjatëve, sipas policisë, është kufiri verior i Shqipërisë, ku më pas drejtohen drejt Malit të Zi.

Përmirësimi i motit ka rritur ditët e fundit në zonat në Jug të Shqipërisë trafikun e refugjatëve sirianë që mbërrijnë në Greqi dhe më pas synojnë të kalojnë tranzit nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.

Trafiku ka rigjallëruar prej vitit të shkuar rrjetet kriminale që kundrejt shumave të mëdha financiare, që i kalojnë të 2 mijë dollarët për person, realizojnë udhëtimin e paligjshëm të refugjatëve nga njëri vend në tjetrin.

Ndërkohë, policia e Delvinës tha sot se goditi një rrjet të trafikut të heroinës drejt Greqisë. Policia ka arrestuar tre persona dhe sekuestroi një kilogram heroinë. Ende nuk ka të dhëna për origjinën e drogës dhe anëtarët e tjerë të rrjetit.

XS
SM
MD
LG