Lidhje

Bllokohen refugjatë iranianë dhe afganë në kufirin shqiptaro –grek


Grupe refugjatësh vazhdojnë të hyjnë nga Greqia në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme duke e përdorur Shqipërinë si një pikë të përkohshme në udhëtimin drejt vendeve të tjera europiane.

Policia kufitare e Gjirokastrës tha se bllokoi 14 refugjatë nga Afganistani dhe Irani. Refugjatët u bllokuan nga rojet shqiptare të kufirit në afërsi të Pikës kufitare të Kakavijës, më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Refugjatët iu dorëzuan autoriteteve greke në kufi mbi bazë të një marrëveshjeje që policitë e të dy vendeve zbatojnë në kuadër të normave ndërkombëtare të trajtimit të refugjatëve.

Refugjatët iranianë janë në pakicë që i drejtohen kufirit shqiptar nga Greqia. Sipas burimeve policore shqiptare trafiku më i madh i refugjatëve është nga Siria dhe nga vendet e Afrikës së Veriut.Shumica e refugjatëve janë riatdhesuar nga autoritet shqiptare në Greqi dhe vetëm 34 refugjatë sirianë janë pranuar në statusin e qëndrimit në Shqipëri. Ata jnë vendosur në Qendrën e Pritjes dhe të Trajtimit të Emigrantëve të Huaj në periferi të Tiranës.

Organizata e Kombeve të Bashkuaara për Refugjatët, UNCHR po e ndihmon Shqipërinë me disa pika rajonale në trajtimin e përkohshëm të grupeve të refugjatëve që bllokohen në kufi.Qëndrimi i gjatë i tyre në kushte të vështira jetësore në zonat kufitare greke, sidomos grave dhe fëmijëve, ka paraqitur në jo pak raste për autoritetet shqiptare emergjenca shëndetësore.

XS
SM
MD
LG