Lidhje

Greqia dërgon refugjatë sirianë në Finlandë


Mbi 100 refugjatë sirianë u nisën sot me avion nga Athina për në Finlandë, si pjesë e programit për risistemimin e tyre në një vend evropian.

Synimi i këtij programi është të lehtësojë presionin ndaj Greqisë dhe Italisë, dy vendet kryesore ku hyjnë refugjatët që largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës dhe me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian.

Në komentet që bëri në aeroport, Minsitri grek i Imigracionit, Yiannis Mouzalas tha se disa vende europiane nuk janë duke i “plotësuar detyrimet e tyre”.

XS
SM
MD
LG