Lidhje

Çmime për ata që ndihmojnë të shpërngulurit

  • Amra Alirejsoviç

Krizat e refugjatëve kanë krijuar anembanë botës zona ku është kërcënuar qëndrueshmëria. Njerëzit që janë të detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre janë më të pambrojturit . Por ata nuk janë të harruar…! Organizata Ndërkombëtare e Refugjatëve me bazë në Shtetet e Bashkuara përpiqet të nxisë marrjen e veprimeve konkrete nga udhëheqësit ndërkombëtarë për të zgjidhur krizat e refugjatëve. Çdo vit, kjo organizatë nderon individë të cilët janë përpjekur për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Kolegia Amra Alirejsoviç, e shërbimit boshnjak të Zërit të Amerikës, ndoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve që kjo organizatë zhvilloi në 33 vjetorin e krijimit të saj:

Në botë ka rreth 44 milionë refugjatë dhe njerëz të zhvendosur dhe 12 milionë njerëz që jetojnë nëpër vende të ndryshme pa të drejtën e nënshtetësisë.

Këto të dhëna jepen nga organizata Ndërkombëtare për Refugjatët- e cila për më shumë se 30 vjet- ka qenë mbrojtëse e refugjatëve, duke u dhënë atyre ndihmën jetike. Kjo organizatë ka ndihmuar refugjatë nga Kolumbia në Kosovë, nga Sudani Jugor në Libi, nga Iraku në Afganistan.

Andrea Lari, drejtori i programve në këtë organizatë , thotë se njerëzit sot duhet ta shohin nga një tjetër këndvështrim problemin e refugjatëve.

“ Refugjatët duhet të shihen si një burim njerëzor dhe jo si një barrë; duhet të ketë projekte, plane zhvillimi dhe ndihmash për ta. Në këtë mënyrë, njerëzit nuk do të ndjehen të diskriminuar dhe do të ndihmojnë komunitetin mikpritës të tyre”.

Këtë vit, Organizata e Refugjatëve nderoi me çmimin më të lartë McCall-Pierpaoli , modelen dhe stilisten Lauren Bush Lauren. Ajo është mbesa e ish presidentit Bush, si dhe nusja e djalit të stilistit Ralph Lauren. 5 vjet më parë ajo nisi projektin Feed, misioni i të cilit ishte të siguronte ushqim për zonat në nevojë.

“Projekti ynë ka arritur të sigurojë 60 milionë vakte ushqimore për fëmijët e shkollave anembanë botës, vitaminën A dhe elementë të tjerë ushqyes. Për shembull, unë kam këtu një çantë të vogël dhe nëse shes një prej tyre siguroj 1 mijë vakte ushqimore për fëmijët anembanë botës”.

Çmimi më i larë për refugjatët i quajtur McCall- Pierpaoli, është krijuar për nder të filantropistëve nga Nju Jorku, Penny dhe David McCall dhe humanistes franceze Yvette Pierpali, të cilët ishin me misionin për të ndihmuar refugjatët kosovarë në Shqipëri në vititn 1999. Ata humbën jetën në një aksident automobilistik ndërsa udhëtonin në rrugën Tiranë – Kukës në 18 prill të vitit 1999.

Disa prej anëtarëve të bordit të Organizatës Ndërkombëtare për Refugjatët janë edhe aktivistë të mirënjohur, si mbretëresha Noor e Jordanisë apo drejtuesi i ceremonisë, aktori Matt Dillon.

Ai ka realizuar një dokumentar të quajtur “Beteja jetëgjatë”, ku hedh dritë mbi përpjekjet e njerëzve në Sudanin e Jugut. Matt Dillon thotë se e ka frymëzuar jeta dhe vepra e aktivistes franceze Yvett Pierpaoli:

“Arsyeja përse jam angazhuar me Organizatën Ndërkombëtare për Refugjatët ka qenë puna e Yvvet Pierpaolit, emrin e së cilës ka edhe çmimi që ne japim sonte. Ajo vdiq duke punuar për organizatën, teksa përpiqej të ndihmonte në sistemimin e refugjatëve kosovarë mbas konfliktit”.

Ligjvënësi Chris Smith dhe kongresmeni i ndarë nga jeta Donald Payne u nderuan me Çmimi për Ligjvënësit, për punën e tyre në fushën e të drejtave njerëzore. Ligjvënësi Smith tha se bota duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar refugjatët.
Organizata Ndërkombëtare për Refugjatët thotë se krizat më të mëdha të refugjatëve në botë sot janë në Somali, e cila ndikon edhe tek Kenia; Kolumbi, me një në 10 kolumbianë të shpërngulur si dhe Kongo, Siria, Pakistani dhe Afganistani.
XS
SM
MD
LG