Lidhje

Fluks i refugjatëve nga vendet në konflikt


Një grup prej 12 refugjatësh nga Somalia, Siria dhe Eritreja u ndalua sot nga policia shqiptare në afërsi të pikëkalimit kufitar doganor të Hanit të Hotit, në kufi me Malin e Zi. Muajt e fundit është vërejtur një fluks në rritje i refugjatëve nga vendet në konflikt, të cilët, pasi arrijnë në Greqi, futen ilegalisht në territorin e Shqipërisë duke synuar largimin drejt vendeve të Europës Përendimore. Lëvizja e tyre në brendësi të territorit shqiptar organizohet nga grupe kriminale, që nxjerrin fitime nga kjo veprimtari e jashtligjshme.
XS
SM
MD
LG