Lidhje

Moti i keq, shkak për rënien e numrit të refugjatëve


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët - UNHCR tha se moti i keq fajësohet për rënien e ndjeshme të numrit të imigrantëve që mbërritën në Greqi këtë javë.

Megjithatë zyrtarët nuk presin që kjo rënie të zgjasë. Disa refugjatë sirianë janë mes grupit më të fundit që mbërritën në brigjet e Greqisë.

Deri tani rreth 520,000 refugjatë kanë mbërritur në Evropë përmes Detit Mesdhe.

UNHCR-ja po bën thirrje për donacione për të përballur krizën ndërsa numri i refugjatëve që mbërrijnë në Evropë pritet të shtohet.

XS
SM
MD
LG