Lidhje

Regjisori Abrams sjell filmin e ri fantastiko shkencor “Super 8”


Regjisori Abrams sjell filmin e ri fantastiko shkencor “Super 8”
Regjisori Abrams sjell filmin e ri fantastiko shkencor “Super 8”

Në një film të ri fantastiko-shkencor regjisori J.J.Abrams i është referuar disa filmave klasikë, si “E.T” të Stiven Spilbergut apo “Alien” të Ridley Skotit. Filmi “Super 8” ka në qendër një grup të rinjsh të viteve ’70 që duan të xhirojnë një film horror, por në fakt janë ata që përjetojnë një përvojë të pazakontë. Nuk është hera e parë që J.J. Abrams trajton gjininë fantastiko-shkencore. Ai ka qenë regjisori i episodit të fundit të fimit “Star Trek” në vitin 2009. Gjithashtu ai ka patur mbështetjen e Spielbergut, që është edhe producent i filmit dhe njëkohësisht idhull i regjisorit Abrams.

Shkaku i përmbysjes së këtij treni në një qytet në qendër të perëndimit amerikan në vitet 1970, është tema e filmit “Super 8”. Fëmijët janë të frikësuar. Përmbysja e trenit nuk ishte aksidentale dhe ushtria e di që ka dëshmitarë për ngjarjen. Ata janë mes fëmijëve.

Sherifi i qytetit, Kyle Chandler përpiqet të kuptojë situatën. Qyteti përfshihet nga kaosi. Por ka prova për ngjarjen. Gjatë përmbysjes së trenit, kamera e fëmijëve ka vazhduar të xhirojë. Ushtria kërkon kasetën. Sherifi Chandler, babai i njërit prej fëmijëve, përpiqet të mbulojë të vërtetën dhe të mbrojë djalin e tij.

Regjizori filmit J.J.Abrams, i cili ka marrë pjesë në filma si adoleshent, ia kushton këtë film brezit të viteve ’70, parë nga këndvështrimi i fëmijëve. Në film është dhe linja romantike.

“Ka dy elementë në film. Njëri është krijesa misterioze që arratiset nga treni. Tjetra është një krijesë misterioze e një lloji tjetër. Është vazja e quajtur Alice. Ajo shkon në shkollën e fëmijëve dhe personazhi kryesor është i pushtuar nga ndjenjat për të. Puna në një film ku ajo merr pjesë, shërben si arsye që ata të dalin bashkë e të njihen me njëri-tjetrin”.

Regjizori Abrams ka punuar shumë afër me Stiven Spielberg, i cili është producent i filmit.

“I tregova për të gjitha përvojat e mia si adoleshent që bëja filma të vegjël me shokët e lagjes, dhe ai kishte përvojat e tij gjithashtu. Dhe menduam se do të ishte një elemnt i bukur të bënim një film për të rinjtë e viteve ’70 që donin të bënin filma”.

Filmi ka shumë ngjashmëri me filmat klasikë të Spilbergut si “E.T” dhe “ Close encounters of the third kind”. Regjisori Abrams ka përdorur dhe elementë të ngjashëm me filmat fantastiko shkencorë të mëvonshëm si “Sings” apo “The Village” ku monstratat fshihen nëpër drurë.

Fimi “Super 8” ka shumë efekte të veçanta. Shpërthimet janë madhështore dhe historia të mban të mbërthyer përpara ekranit. Aktorët janë yje të kinematografisë. Joel Courtney, i cili interpreton Joe Lamb, është zbulim i ri dhe interpreton natyrshëm. Elle Fanning interpreton Alisën, të dashurën e Joes dhe e pasuron historinë me interpretimin e saj të sofistikuar dhe të ndjeshëm.

Filmi është tërheqës deri në finalen e tij ku subjekti ekzagjerohet, duke iu kujtuar të rriturve që u pëlqejnë filmat horror se, në fund të fundit, kjo është imagjinata e tejskajshme e fëmijëve të tyre.

XS
SM
MD
LG