Lidhje

Shqipëri: Fëmijët shprehin pasiguri nga interneti


Në Ditën e Internetit të Sigurtë, organizata World Vision kërkoi forcimin e ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve nga kriminaliteti, bazuar në përfundimet e studimit mbi sigurinë e fëmijëve online. Sipas studimit rreth 60 për qind e fëmijëve në fshat dhe qytet, djem e vajza, kanë internet në dhomën e gjumit dhe në pajisje më të vogla, që i mbajnë me vete.

Siguria e internetit per femijet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:55 0:00

Më shumë se gjysma e fëmijëve të anketuar kontaktohen përmes internetit nga persona të panjohur dhe rreth 70 për qind e fëmijëve pohojnë se shohin materiale pornografike pa dëshirën e tyre në qendra interneti. Studiuesit se sa më shumë përhapet interneti dhe pajisjet moderne online aq më shumë shtohen rreziqet për fëmijët që ngacmohen nga të panjohur, shohin materiale pornografike dhe mund të kërcënohen për trafikim prej tyre.

Rein Deker drejtori i organizatës World Vision thotë se pothuaj gjysma e fëmijëve në internet shohin pornografi përditë, shumica e tyre kontaktohen përmes internetit nga persona të panjohur. “Këto janë rreziqe të mëdha për fëmijët dhe duhet bërë shumë më tepër në fushën e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve dhe shoqërisë mbi internetin e sigurtë, ligjet duhen rregulluar si dhe puna e policisë së rendit e të kompanive të internetit.

Prindërit tremben nga interneti, sepse nuk mund të mbrohen prej tij, por një pjesë e madhe u blejnë fëmijëve pajisje të reja. Mbi 60 për qind e fënijëve e përdorin internetin përmes celularit. Studiuesit mendojnë që prindërit duhet t'u qëndrojnë pranë fëmijëve dhe të kërkojnë te kompanitë e internetit programe sigurie për kompjuterin dhe celularin e fëmijëve.

Ekspertët pohojnë se interneti i sigurtë është edhe një detyrim shtetëror. Sipas tyre, shkollat duhet të diskutojnë më shumë mbi sigurinë e fëmijëve online, ndërsa qeveria duhet të aktivizojë një lundrim më të sigurtë të fëmijëve në internet, dhe të organizojë struktura të posaçme që të raportojnë vazhdimisht për krimet kibernetike dhe kërcënimet ndaj fëmijëve.

XS
SM
MD
LG