Lidhje

Rekord i ri botëror në garën e maratonës


Rekord i ri botëror në garën e maratonës
Rekord i ri botëror në garën e maratonës

Një vrapues nga Kenia vendosi një rekord të ri botëror në garën e maratonës.

Patrik Makau fitoi sot maratonën e Berlinit, duke përshkuar distancën prej 42.2 kilometrash në 2 orë, 3 minuta e 38 sekonda.

Koha e tij ishte 21 sekonda më e mirë se sa rekordi i mëparshëm i vendosur në Berlin tre vjet më parë nga maratonisti etiopian Gebër Selassie. 26-vjeçari Makau e kishte fituar maratonën e Berlinit edhe vitin e kaluar.

Edhe Gebër Selassie mori pjesë në garën e sotme dhe vrapoi përkrah Makaut për 27 kilometra me radhë por pastaj Makau u shkëput duke dalë fitues.

XS
SM
MD
LG