Lidhje

Rekord i ri në Maratonën e Nju Jorkut


Rekord i ri në Maratonën e Nju Jorkut
Rekord i ri në Maratonën e Nju Jorkut

Xhefri Mutai i Kenias ka fitur garën e meshkujve në maratonën e Nju Jorkut duke vendosur një rekord të ri.

Mutai përfundoi garën në një kohë rekord prej 2 orësh, 5 minuta dhe 6 sekonda duke thyer rekordin e mëparshëm të etiopianit Tesfay Xhifar i vendosur 10 vjet më parë. Keniani tjetër Emanuel Mutai doli i dyti me 22 sekonda më vonë. Tsegau Kebeda i Etiopisë ishte i treti.

Në fillim të vitit, Xhefri Mutai ka arritur një rezultat historik në maratonën e Bostonit për meshkuj. Fitorja, gjithsesi, nuk u njoh si rekord botëror .

Për femra, u shpall fituese etiopiania Firehavut Dado me kohën e 2 orë, 23 minuta dhe 15 sekonda.

Rreth 45 mijë vrapues morën pjesë në garën prej 42 kilometrash që u zhvillua në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG