Lidhje

Rëndohet situata në veri ku janë bllokuar akset kryesore rrugore

  • Pëllumb Sulo

Rëndohet situata në veri ku janë bllokuar akset kryesore rrugore

Rëndohet situata në veri ku janë bllokuar akset kryesore rrugore

Sot, është vështirësuar edhe më tej situata në veri të Shqipërisë për shkak të vazhdimit të rreshjeve të dëborës, erërave të fuqishme dhe orteqeve, që kanë bërë të pakalueshme rrugën kombëtare që lidh rrethin e Pukës me Tropojën, Hasin, Kukësin dhe Shkodrën.
Në mbledhjen e sotme të shtabit të emergjencës për Qarkun e Shkodrës u kërkua nga qeveria shqiptare një vemendje më e madhe ndaj komunave të largëta malore, që janë të izoluara prej më shumë se dhjetë ditësh dhe ku ka emergjenca shëndetësore e ushqimore. Gjithashtu u kërkua mbështetja me mjete dhe forcat e ushtrisë për zhbllokimin e rrugës kombëtare që shkon drejt Pukës. Po sot, Kryqi i Kuq Shqiptar ka sjellë në Shkodër pakot e para ushqimore, por po ndesh në vështirësi për transportin e tyre drejt zonave të izoluara nga dëbora.

XS
SM
MD
LG