Lidhje

Reportazh nga Lazarati

  • Raimond Kola

Lazarat: Operacioni i parë i policisë së Gjirokastrës për shkatërrimin e sipërfaqes me marijuana

Lazarat: Operacioni i parë i policisë së Gjirokastrës për shkatërrimin e sipërfaqes me marijuana

Rruga për në Lazarat ishte sot me pak këmbime makinash të banorëve por me një radhë të gjatë makinash policore.

Duke u ngjitur në qendër të fshatit, dukej se udhëtoje në një rrugë enigmatike me mure të lartë me blloqe betony, që nuk të lënë të ndash peisazhin e natyrës dhe të shtëpieve, si dhe më tej me një të përpjetë, ku arrin të shohësh vetëm pak metra më tutje.


Një makinë e djegur anës rrugës të kthen tek incidenti me një grup të gazetarëve të Televizionit A1 ditën që nisi operacioni më i gjerë i policisë shqiptare në këtë fshat.

Duke u ngjitur në qendër të fshatit, nuk është e vështirë të shohësh anash thasë të mbushur me hashash, të lëshuara në nxitim e sipër, madje edhe pluhur marijuane të shpërndarë në rrugë.

Diku edhe bimë narkotike të hedhura ndoshta nga vetë banorët, për të mos i mbajtur brenda banesave nga frika e kontrollit të policisë.

Në qendër të Lazaratit, janë stacionuar forca të shumta policore, ekipe të medias shqiptare, madje edhe gazetarë nga Greqia, vendi fqinj, ku ka përfunduar viteve të fundit sasia më e madhe e hashashit shqiptar.

Që prej mesditës së djeshme në fshat kanë pushuar krismat e armëve dhe grupe të policisë po shkatërrojnë sipërfaqet e mbjella me bimë narktotike dhe po kontrollojnë zona të fshatit.

Era e marijuanës ndihet ngado dhe re tymi ngrihen afër disa banesave. Pothuaj në qendër të fshatit nuk ka banorë veç policisë dhe pak makinave të civilëve që lëvizin duke zbritur nga fshati për punë të përditshme në qytet.

Shumë banorë nuk kanë dëshirë të flasin dhe ndonëse tensioni ka kaluar, ende ata kanë peshën e rëndë të ngjarjeve që kanë ndodhur në fshatin e tyre.

Dasho Aliko, kryeari i komunës pret e përcjell nga zyra e tij gazetarë. Thotë se është ruajtur jeta e njerëzve dhe për këtë ka punuar gjatë gjithe këtyre ditëve duke ulur tensionet.

Lazarati thotë ai u godit sepse ishte kthyer ne një simbol të narkotikëve.

Zoti Aliko thotë se duhet ndërtuar e ardhmja pas kësaj dhe për këtë ai kërkon dhe ndihmën autoriteteve.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zbritur sot në Lazarat për tu takuar me forcat policore dhe për të dëgjuar edhe ata banorë që i janë afruar për t’i folur.

Zoti Tahiri I bëri thirrje Prokurorisë të bashkëpunojë në veprime me forcat policore, një kërkesë që me ngulm e përcolli gjatë ditës së sotme edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi.

Lazarati ka krijuar një konfigurim urbanistik në funksion të kutivimit të mariuanes gjatë këtyre viteve, por fermerët përsërisin se ata ishin vetëm mbjellës dhe i shërbenin kësaj bime.

Më shumë se mundimi i tyre të tjerët që e trafikonin dhe transportonin korrnin të ardhurat e mëdha që vinin prej saj.

Banorët nuk e fshehin se sidomos prej vitit të shkuar në fshat kishin hyrë të rinj nga zona të ndryshme të Shqipërisë që merreshin me punën e marijuanës.

Lazaratasit duket se kanë shpëtuar nga Lazarati i narkotikëve ashtu siç vetë Lazarati ka shpëtuar nga mitet e krijuara. Si sot, me ere tymi marijuane, do të dojë kohë të vijë në vete.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG