Lidhje

Reporterët pa Kufij thotë se 2010 ka qënë një vit i rrezikshëm për gazetarët

  • Liza Brajant

Reporterët pa Kufij thotë se 2010 ka qënë një vit i rrezikshëm për gazetarët

Reporterët pa Kufij thotë se 2010 ka qënë një vit i rrezikshëm për gazetarët

2010 ishte një tjetër vit i vështirë për median. 57 gazetarë u vranë dhe një mumër i madh u rrëmbyen. Korrespondentja e Zërit të Ameriës, Liza Brajant, na sjell nga Parsi përmbledhjen e raportit të organitazët Reporterët pa Kufij.

Organizata Reporterët pa Kufij me bazë në Paris thotë se numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2010 ra 25 përqind krahasuar me vitin 2009. Por viti i kaluar ishte i pazakontë se një numër i madh gazetarësh u vranë në Filipine. Në përgjithësi, thotë redaktori i organizatës Gilles Lordet, gjendja është e zyrmtë.

"Në vëmë re se në analizë të fundit, numri i gazetarëve të vrarë është i madh, po ashtu edhe numri i vendeve ku kanë ndodhur vrasjet. Këtë vit janë vrarë gazetarë në 25 vende të ndryshme”.

Sipas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij, në Pakistan janë vrarë 11 gazetarë, vendi me numrin më të madh. Iraku, Meksika, Somalia dhe Filipines janë në listë si vendet më të rrezikshëm për gazetarët. Vitin e fundit në Afrikë u vranë disa gazetarë.

Ndërsa numri i gazetarëve të sulmuar apo të arrestuar ka mbetur pothuajse i njejtë në vitet e fundit, në raport vihet në dukje se numri i gazetarëve të rrëmbyer është rritur në 51 nga 33 në vitin 2009.

Megjithatë, Lordet vë në dukje se lajmet nuk janë gjithandej të këqia. Liria e shtypit është përmirësuar në Niger dhe Brazil.

"Në katër, pesë vjetët e fundit, Brazili ka evoluar pozitivisht. Sistemi juridik ka funksionuar më mirë dhe në vend ka patur më pak dhunë”.

Reporterët pa Kufij thotë se vendet nordike, Danimarka, Suedia dhe Finlanda, janë vendet më të mira për të ushtruar profesioni e gazetarit. Edhe Gjermania vlerësohet mjaft pozitivisht.

"Kur ekziston një demokraci me sistem të qendrueshëm politik, liria e shtypit është më e madhe dhe gazetat kanë kushtet të funksionojnë në mënyrë normale”.

Megjithatë, Lordet thekson se disa vende evropiane i kanë vënë kufizime të reja medias, veçanërisht në Internet. Shumë vende të tjera vazhdojnë të godasin lirinë e shprehjes në Internet dhe rasti më negativ në këtë drejtim është Kina.

XS
SM
MD
LG