Lidhje

Viti 2014 me 66 gazetarë të vrarë në botë


Organizata “Gazetarët pa kufij” njofton për 66 gazetarë të vrarë dhe shtim të rasteve të rrëmbimit të tyre.

Organizata ndërkombëtare “Gazetarët pa kufij” tha se 66 gazetarë janë vrarë gjatë vitit 2014. Në këtë numër përfshihen të gjitha ata për të cilët organizata ka dëshmi të qarta se janë vrarë për shkak të veprimtarisë së tyre si gazetarë.

Ndonëse numri i gazetarëve të vrarë gjatë këtij vitit është 7 për qind më i ultë sesa në vitin e kaluar, organizata tërheq vërejtjen se prerja e kokës së gazetarëve në Siri, tregon për rrezikun që iu kanoset atyre që mbulojnë konfliktet.

Në raportin e kësaj organizate me seli në Paris, thuhet mes tjerash se “gazetarët nuk janë vrarë në një mënyrë kaq barbare dhe kaq tronditëse për të gjithë botën”.

Viti 2014 ka shënuar një rritje prej 37 për qind të rasteve të rrëmbimit të gazetarëve. 119 gazetarë janë rrëmbyer gjatë këtij viti, 33 prej të cilëve në Ukrainë.

Raporti thekson se vendi më vdekjeprurës për gazetarët është Siria ku janë vrarë 15 gazetarë, ndërkaq që pasohet nga territoret palestineze ku janë vrarë 7 veta, në Ukrainë 6 dhe në Irak janë vrarë 4 gazetarë.

Mbi 800 gazetarë janë arrestuar nëpër botë. Kina prinë me 29 gazetarë të burgosur, e pasuar nga Eritrea me 28 dhe Irani ku gjatë këtij viti janë burgosur 19 gazetarë.

XS
SM
MD
LG