Lidhje

Njoftohet për 30 të vrarë nga një sulm në kryeqytetin nigerian


Njoftohet për 30 të vrarë nga një sulm në kryeqytetin nigerian
Njoftohet për 30 të vrarë nga një sulm në kryeqytetin nigerian

Zyrtarët në Nigeri thonë se një bombë ka shpërthyer në një shitore brenda një kazerme ushtarake në kryeqytetin Abuxha.

Televizioni nigerian njofton se së paku 30 vetë u vranë nga shpërthimi. Policia nuk ka konfirmuar shifrën.

Zyrtarët thonë se bomba shpërtheu brenda dyqanit “Mammy”, ku njerëzit po hanin e po pinin për të kremtuar natën e Vitit të Ri.

Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Presidenti nigerian Gudllak Xhonathan fajësoi për bombardimin grupin e radikalëve islamistë “Boko Haram”.

Grupi mori përgjegjësinë për sulmet me bombë natën e Krishtlindjeve në qytetin Xhos në qendër të vendit dhe për sulmet ndaj disa kishave në qytetin verior Maiduguri. Më shumë se 80 vetë vdiqën në ato sulme.

Abuxha u trondit nga sulmet me autobombë në muajin tetor. Përgjegjësinë e morën militantët nga rajoni jugor i Deltës së Nigerit, që njihet për prodhimin e naftës.

XS
SM
MD
LG