Lidhje

Debati i kandidatëve republikan për president


Kandidatët republikanë për president do të mbajë debatin e tyre të pestë dhe të fundit për këtë vit, sonte në Las Vegas. Fusha ka ndryshuar disi që nga debati i fundit më 10 nëntor dhe manjati i pasurive të patundshme Donald Trump vazhdon të kryesojë në nivel kombëtar, por senatori nga Teksasi, Ted Cruz ka dalë në krye në një sondazh kyç në Iowa. Ish-kirurg Ben Carson, që dikur rivalizonte me Donald Trumpin, tani është duke rënë në sondazhe.

Rezultatet e anketës së fundit tregojnë se sulmet terroriste më 13 nëntor në Paris dhe ato më 2 dhjetor në San Bernardino, Kaliforni kanë pasur një ndikim tek votuesit. Pavarësisht zemërimit që z. Trump provokoi duke bërë thirrje për një ndalim të muslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, mbështetja e tij mbetet e fortë.


"Ne jemi duke jetuar në frikë. Unë nuk jam duke krijuar frikën. Njerëzit janë duke jetuar në frikë", tha Donald Trump gjatë fushatës.

Dhe Ted Cruz, një nga kandidatët republikanë që ka refuzuar të dënojë Trumpin për komentet e tij, po fiton terren në sondazhe. Sipas një ankete opinioni nga gazeta “Des Moines Register” dhe agjencia “Bloomberg-Politics”, rezultatet e së cilës u lëshuan të shtunën, senatori Cruz parapëlqehet 31 për qind, 10 për qind më shumë se zoti Trump, miliarder nga Nju Jorku, i cili thotë se nuk i përfill sondazhet, ​


"Gazeta “Des Moines Regjister” është më e keqja. Ata janë më të këqinjtë për sondazhe."

Duke gjykuar nga shkëmbimet më të fundit në media, konkurrenca dikur miqësore Trump - Cruz ka gjasa të kthehet në një betejë të ashpër gjatë shtatë javëve deri në votimet në shtetin Iowa, hapi i parë në procesin e zgjedhjeve paraprake presidenciale në SHBA.

Ndërsa Ted Cruz ngrihet në sondazhe, Ben Carson ka rënë. Ai tani është i treti, pas rënies 15 pikë nga vendi i tij i parë në tetor.

Ai thotë se “numrat në anketa shkojnë lart e poshtë. Unë nuk gëzohesha kur numrat ishin lart dhe nuk shqetësohem kur ulen poshtë. Kjo është një garë tepër e ngushtë.”

Në një tjetër ndryshim nga debati i mëparshëm, guvernatori i New Jerseyt, Chris Christie kthehet në debat pas dështimit për t'u kualifikuar për të në nëntor.

Ai thotë se “një nga gjërat më emocionuese për të qenë president është të jesh në gjendje të ndryshosh mendjet dhe zemrat e të tjerëve duke treguar tënden.”

Pesë republikanë të tjerë janë kualifikuar për të marrë pjesë në debatin e organizuar nga rrjeti televiziv CNN dhe katër të tjerë do të debatojnë në një forum të dytë.

XS
SM
MD
LG