Lidhje

Protesta gjatë debatit republikan

  • Mike O’Sullivan

Reporters, campaign workers and candidates jockey for position in the 'spin room' following the undercard event at the Dec. 15 GOP presidential debate in Las Vegas.

Reporters, campaign workers and candidates jockey for position in the 'spin room' following the undercard event at the Dec. 15 GOP presidential debate in Las Vegas.

Kandidatët republikanë për president mbajtën debatin e tyre të pestë dje në Las Vegas, dhe protestuesit jashtë sallës ku po zhvillohej debati kërkuan që kandidatët të përqendrojnë vëmendjen në çështjen e imigracionit dhe krijimin e vendeve të punës. Mbështetësit e kandidatëve republikanë thonë se ata janë duke e bërë këtë.

Reforma e imigracionit, paga më të mira, dhënia fund e abuzimeve të policisë janë disa nga çështjet që protestuesit ngritën ndërkohë që kandidatët e tyre po mbërrinin në sallën e debatit.
Drejtuesja e një sindikate thotë se tema kryesore e zgjedhjeve duhet të jetë ekonomia:

"Ne duhet të flasim për krijimin e vendeve të punës me pagë të mirë për njerëzit në mënyrë që ata të mund të mbështesin familjet e tyre, dhe të mos kenë nevojë të bëjnë dy ose tre punë të ndryshme për të përmbushur nevojat e tyre".

Donald Trump, kandidati që kryeson anketat, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të dëbojnë emigrantët e paligjshëm, numri i të cilëve arrin në miliona. Aktivistët hispanikë janë të zemëruar nga kjo ide:

"Ne duam t’ua kujtojmë atyre, sidomos Donald Trump-it, se ushqimin që ata kanë ngrënë sot mund të jetë vjelur në Kaliforni, Teksas, Ohajo ose Florida nga një meksikan pa dokumenta".

Protestat grupeve për të drejtat civile dhe të punës, gjithashtu tërhoqën vëmendjen e konservatorëve.

"Ne duhet të bëjmë gjithëçka që është e mundur për t’i mbajtur emigrantët e paligjshëm jashtë vendit. Mendoj se kjo është e domosdoshme dhe duhet të realizohet edhe nëse do të ishte i nevojshëm ndërtimi i një muri".

Pati shqetësime të përbashkëta, por filozofi të ndryshme pët këto çështje. Ky votues republikan u referohet protestuesve të kampit të kundërt:

"Ata mendojnë se qeveria duhet të bëjë diçka për ta për të’ia bërë jetën më të mirë. Pra ata po përpiqen të vijnë në një pikë ku qeveria do t’ia bënte jetën më të mirë në vend se ata vetë të përpiqen ta përmirësojnë jetën e tyre".

Debati kombëtar do të intensifikohet ndërkohë që lista e kandidatëve po shkurtohet dhe partitë po mobilizohen për zgjedhjet e nëntorit.

XS
SM
MD
LG