Lidhje

Debati presidencial i republikanëve


Në prag të debatiti të kandidatëve presidencialë republikanë, që zhvillohet sonte në Karolinën e Jugut, Presidenti Barack Obama vazhdoi kritikat, duke vënë në shënjestër, ndonëse jo hapur, kryesuesin e garës, Donald Trump. Debati i sotëm republikan pritet të jetë më i ashpër sesa ai i muajit të kaluar.

Duke folur në Universitetin e Nebraskës në Omaha të mërkurën, presidenti vuri në shënjestër thirrjen e zotit Trump për të ndaluar myslimanët të hyjnë në Shtetet e Bashkuara:

"E dini se kur politikanët fyejnë myslimanët, përfshi myslimano-amerikanët, përfshi myslimano-amerikanët që janë me uniformë dhe luftojnë për vendin tonë, kur një xhami vandalizohet ose një fëmijë keqtrajtohet, kjo nuk na bën më të sigurtë”.

Zoti Trump nuk iu përgjigj presidentit gjatë një fjalimi elektoral mbrëmë në Florida, duke i kursyer sulmet për rivalët e tij, përfshi Ted Cruz .

Trump ka ngritur pikëpyetje për kualifikimin e kolegut të tij republikan Ted Cruz meqë ai ka lindur në Kanada:

"Të supozojmë se ai garon - të gjithë e mbështesin dhe gjykatat vendosin se ai nuk mund të jetë president, kjo nuk është mirë. Çfarë do të bëjmë ? Të pranojmë humbjen ndaj Hillary Clintonit apo Bernie Sanders-it?"

Debati i sotëm republikan ka të ngjarë të jetë më i ndezur sesa ai i muajit të kaluar, pasi zgjedhjet paraprake në Iowa janë më pak se tre javë larg.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG