Lidhje

Republika Çeke hedh poshtë një propozim amerikan për një qendër të mbrojtjes nga raketat

  • Zëri Amerikës

Republika Çeke hedh poshtë një propozim amerikan për një qendër të mbrojtjes nga raketat

Republika Çeke hedh poshtë një propozim amerikan për një qendër të mbrojtjes nga raketat

Minisri çek i mbrojtjes tha se Praga ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar një qendër të mbrojtjes nga raketat në vend, pas ankesave se kjo do ta pakësojë rolin e Çekisë në këtë projekt.

Aleksandër Vodra tha sot se Republika çeke ka vendosur që mos të jetë vendi ku do të ndërtohet një qendër, e cila mund të mbledhë dhe analizojë informata nga satelitët për të zbuluar raketat që kanë si shënjestër territoret e NATO-s.

Javën e kaluar zoti Vondra tha në një takim të NATO-s në Bruksel se Praga e sheh qendrën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara si një element shumë të thjeshtë krahasuar me një plan më të hershëm të Shteteve të Bashkuara për të instaluar një bazë radarësh në territorin çek.

Presidenti Barak Obama e riktheu ofertën e paraadhsëit të tij për bazën e radarëve të ofruar në vitin 2009 dhe në vend të saj propozoi një rol më të vogël për Çekinë në projektin për ndërtimin e një qendre paralajmëruese për mbrojtjen nga raketat.

XS
SM
MD
LG