Lidhje

Republikanët dhe Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e 2 nëntorit


Republikanët dhe Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e 2 nëntorit
Republikanët dhe Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e 2 nëntorit

Politikanët republikanë dhe demokratë bënë parashikime tepër optimiste dje lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit presidencial për Kongresin dhe guvernatorët e shteteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Uilliam Aide na sjell hollësi nga Uashingtoni.

Presidenti Barak Obama u përpoq të aktivizonte demokratët në Klinvland të Ohajos dje, duke u bërë thirrje përkrahësve që të mos dekurajohen megjithë nivelin e lartë të papunësisë dhe ritmin e ngadaltë ekonomik të vendit. Zoti u zotua se megjithë këto sfida ngritja ekonomike do të vijë .

"E kam provuar gëzimin e natës së zgjedhjeve dhe pastaj dita e inaugurimit fillon të zbehet. Ju e dini se Beyonce këndonte dhe Bona ishte i pranishëm. E di se njerëzit kanë filluar të thonë: ‘Atëhere u argëtuam, tani duket sikur punojmë gjithë kohën’. Pastaj ju më shikoni në televizion dhe thoni: ‘Atij po i zbardhen flokët, e shikoni, ai ka filluar të plaket’”.

Presidenti u tha përkrahësve të tij se pavarësisht se ç’farë thonë kritikët e tij, demokratët kanë sjellë ndryshime.

"Klivland, do doja të keni parasysh një gjë, mos lejoni asnjeri që t’u thotë se përpjekja nuk është e dobishme”.

Presidenti Obama shkoi në Klivland në përpjekje për të shtuar mbështetjen për kandidatët demokratë. Kjo ishte ndalesa e tij e fundit në turneun e tij të fushatës në katër vende, ku demokratët janë në rrezik të humbasin.

Ekziston pothuajse një marrëveshje universale mes ekspertëve politikë dhe anketave të opinionit publik se republikanët janë gati të fitojnë përsëri shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të martën. Në Senat, republikanët pritet që të paktën të dobësojnë shumicën e demokratëve.

Sarah Pejlin, ish kandidatja republikane për nënpresidenti në zgjedhjet e 2008-ës, i tha në programin televiziv "Fox News Sunday" se votuesit do t’i dërgojnë një mesazh të fortë Presidentit Obama ditën e zgjedhjeve.

"Për menimin tim do të kemi një tërmet politik dhe mesazhi që do t’i dërgohet të majtës ështe se ka humbur shanset dhe amerikanët po zgjodhen dhe kuptojnë se një qeveri më e vogël, më e zgjuar është ajo që do ta çonte vendin përsëri në rrugën e drejtë”.

Zonja Pejlin dhe udhëheqës të tjerë republikanë thonë se votimi i të martës është si referendum për politikat e Presidentit Obama dhe për paaftësinë e tij për të gjallëruar ekonominë amerikane.

Duke folur në programin e kanalit televiziv NBC dje, Tim Kein, Kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat, e cilësoi votimin e të martës si zgjedhjen me dy mënyrave për zgjidhjen e problemeve.

"Për mendimin tim është zgjedhje e qartë dhe jo referendum. Është zgjedhje mes Partisë Demokrate që po bën një punë të rëndë për ta vënë përsëri ekonominë në lëvizje dhe republikanëve që na lanë në gjendje të vështirë ekonomie”.

Zoti Kein tha se demokratët presin disa humbje të martën, por nuk do të humbasin as kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe as atë të Senatit.

Të martën votohet për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve . Më shumë se 50 vende që mbahen tani nga demokratët janë në rrezik t’i kalojnë partisë tjetër politike. Disa ekspertë parashikojnë se republikanët mund të fitojnë deri në 55 vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Atyre u duhen vetëm 39 vende për të marrë përsëri shumicën dhe kështu kontrollin e saj.

XS
SM
MD
LG