Lidhje

Republikanët ftojnë Obamën në Kongres për të diskutuar deficitin

  • Zëri Amerikës

Republikanët ftojnë Obamën në Kongres për të diskutuar deficitin

Republikanët ftojnë Obamën në Kongres për të diskutuar deficitin

Kreu i republikanëve të Senatit amerikan ftoi presidentin Obama në selinë e Kongresit për të diskutuar mbi çështjen e uljes së deficitit buxhetor dhe ngritjen e tavanit të borxhit për t’i dalë përpara një falimentimi të mundshëm financiar.

Zoti Mitch McConnell tha sot se Presidenti Barack Obama duhet të dëgjojë drejtpërdrejt nga goja e ligjvënësve republikanë se përse thirrja e presidentit për të eliminuar shkurtimet e taksave për të pasurit nuk do të fitojë miratimin e Kongresit.

Dje në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama bëri thirrje për të rritur të ardhurat tatimore nga të pasurit për të ulur deficitin buxhetor të vendit që arrin në 1,4 trilion dollarë. Ai tha se milionerët dhe miliarderët duhet të paguajnë më shumë taksa, dhe se kompanitë e mëdha të naftës dhe krerët e korporatave nuk ka pse të gëzojnë ulje speciale taksash.

Kreu i shumicës demokrate të Senatit, Harry Reid tha se Senati do të anulojë pushimin e festës së 4 Korrikut javën tjetër për t’u përqëndruar te bisedimet për buxhetin.

XS
SM
MD
LG