Lidhje

Republikanët në Porto Riko votojnë në zgjedhjet paraprake

  • Zëri Amerikës

Republikanët në Porto Riko po votojnë sot në zgjedhjet paraprake për kandidatët e partisë së tyre, nga të cilët do të dalë rivali republikan i Presidentit Barack Obama për garën presidenciale në nëntor.

Banorët e këtij territori nuk mund të votojnë zgjedhjet e përgjithshme por caktojnë 20 delegatë për kuvendin që emëron kandidatin republikan për president.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney që kryeson garën dhe ish-senatori Rick Santorum bënë fushatë këtë javë në këtë ishull para votimeve.

Santorum ngjalli debate pasi sugjeroi që Porto Riko duhet ta bënte anglishten gjuhë zyrtare nëse do të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Zoti Romney thotë se e mbështet shtetësinë e Porto Rikos pa vënë kushte për gjuhën. Si anglishtja edhe spanjishtja janë gjuhët e pranuara në Porto Riko.

Fushata republikane i zhvendos më pas përpjekjet në Ilinoi që mban zgjedhjet paraprake të martën dhe Luiziana që voton të shtunën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG