Lidhje

Republikanët hodhën poshtë rezolutën në lidhje me rolin e ushtrisë amerikane në Libi


Republikanët hodhën poshtë rezolutën në lidhje me rolin e ushtrisë amerikane në Libi

Republikanët hodhën poshtë rezolutën në lidhje me rolin e ushtrisë amerikane në Libi

Republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, hodhën poshtë rezolutën në lidhje me rolin e ushtrisë amerikane në Libi.

Votimi 295 me 123 nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë tek roli i Shteteve të Bashkuara në operacionet e drejtuara nga NATO-ja atje, por është kritikë për presidentin Barak Obama.

Ligjvënësit e dhomës së përfaqësuesve do të votojnë sot për një rezolutë tjetër që parashikon ndërprerjen e fondeve për sulmet e ushtrisë amerikane në Libi. Rezoluta do të bënte të mundur që forcat amerikane të mbeteshin të angazhuara në aksione jo luftarake kundër udhëheqësit libian Moamar Gadafi. Këtu do të përfshiheshin përpjekjet e kërkim shpëtimit, zbulimit, survejimit dhe furnizmit me karburant.

Si republikanët edhe demokratët janë të zemëruar me presidenti Barak Obama i cili nuk kërkoi autorizimin e kongresit për të ndërhyrë në konfliktin e Libisë.

Sekretarja e Shteti Hillari Kinton u takua dje privatisht me ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve në një përpjekje të fundit për të siguruar mbështetjen për misionin në Libi.

XS
SM
MD
LG