Lidhje

Mit Romni fiton në shtetin e Uashingtonit në prag të "super të martës"


Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, fitoi lehtësisht në zgjedhjet paraprake në shtetin e Uashingtonit.

Ndërkohë që ishin numëruar dje shumica e votave, zoti Romni kishte fituar 37 përqind. Kongresmeni nga Teksasi, Ron Pol 25 përqind dhe ish senatori Rik Santorum 24 përqind, ndërsa ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Nju Gingri, i katërti me diferencë të ndjeshme votash.

Votimet në Uashington i paraprinë të ashtuquajturës “Super e marta”, kur votohet në 10 shtete që që do të përcaktojë se kush do të përballet me Presidentin demokrat, Barak Obama, në zgjedhjet e muajit nëntor.

Në sondazhin më të fundit kombëtar të republikanëve, Romni ka 35 përqind mbështetje, ndërsa ish senatori Rik Santorum 24 përqind. Kandidatët e tjerë, Gingriç dhe Poll, pasojnë me 15 dhe 11 përqind respektivisht.

XS
SM
MD
LG