Lidhje

Shpallen fituesit në jug, PDNJ humb kudo

  • Raimond Kola

Përfundimi i procesit zgjedhor në 7 bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës i ka dhënë fitoren Koalicionit të majtë që do të qeverisë Gjirokastrën, Tepelenën, Libohovën, Këlcyrën dhe Memaliajn.

Në dy bashki të tjera ,atë të Dropullit dhe të Përmetit do të qeverisë koalicioni i djathtë. Në dy nga bashkitë , atë të Libohovës dhe të Këlcyrës , gara mes kantidatëve është ndarë në kutitë e fundit ndërsa në dy bashki të tjera atë të Memaliajt dhe Dropullit kantidatët e pavarur kanë marrë vota të konsiderueshme duke u renditur pas fituesit në lista. Për herë të parë në këto zgjedhje lokale Partia e të Drejtave të Njeriut nuk ka fituar asnjë njësi vendore në shkallë vendi.

Në Lazarat të Gjirokastrës koalicioni i djathtë kë shënuar fitoren më të thellë edhe në rang vendi ndaj koalicionit të majtë duke marrë gati 90% të votave ndërsa në Memaliaj ky koalicion ka pësuar edhe humbjen më të thellë me rreth 10% të votave.

Kantidati i Koalicionit të djathtë fitues në Bashkinë e Dropullit, të banuar nga pakica greke , është mbështetur nga Deputeti i Lsi-së Vangjel Tavo . Votimet në këtë qark njohën një kthim të ulët të emigrantëve shqiptarë nga Greqia dhe një pjesëmarrje gati të njëjtë si zgjedhjet e shkuara vendore.

Koalicionet po i kushtojnë sot rëndësi numërimit të fletëve të votimit për anëtarët e këshillave bashkiakë të cilat janë edhe organi më i lartë i qyteteve. Lëvizja Socialiste për Integrim , që ka fituar Bashkinë e Gjirokastrës , synon një rezultat edhe për Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë në Bashkinë Libohovë Partia Socialsite nuk ka arritur të sigurojë shumicën në këtë Këshill. Atmosfera zgjedhore nuk shënoi incidente por subjektet e opozitës në mjaft njësi vendore u ankuan për presion ndaj administratës publike nga Koalicioni i majtë dhe përdorim të aseteve shtetërore në fushatë. Koalicioni i majtë foli për një garë të ndershme dhe të mbështetur tek përkrahja gjithë popullore.

Në të gjitha njësitë vendore munguan ballafaqimet e kantidatëve ndërkohë që vetëm kantidatët e Gjirokastrës u paraqitën së bashku në një debat televiziv. Vëzhguesit panë një epërsi të Koalicionit të majtë në fushatën promocionale ndërsa kantidatët e djathtë kërkuan transparencë për shpenzimet e fushatës.

Në nivel lokal medja sidomos elektronike u ndikua ndjeshëm nga kampet politike të cilat në të shumtën e herës morën përsipër përgatitjen e kronikave që iu transmetuan publikut mbi aktivitetet politike .

Si në asnjë fushatë tjetër zgjedhore, u vu re gjuhë më e butë politike mes kantidateve ne gare dhe munguan sulmet personale mes kantidatëve. Në asnjë rast , në të gjitha njësitë vendore , asnjë nga kantidatët nuk iu kundërvu me forcë kultivimit të marijuanës i cili po kthehet në një dukuri të përhapur në gjithë qarkun.

Analistet vlerësuan tone të theksuara politike të fushatës nga të dy koalicionet dhe pak ide për zhvillimet e qeverive vendore që janë krijuar nga harta e re territoriale.

Në të gjitha njësitë vendore munguan paraqitjet e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë në publik pasi këta anëtarë u përfshinë nga të dy koalicionet në lista të mbyllura.

XS
SM
MD
LG