Lidhje

Revista Time shpall si Njeriun e Vitit “Protestuesin”


Revista Time shpall si Njeriun e Vitit “Protestuesin”
Revista Time shpall si Njeriun e Vitit “Protestuesin”

Revista amerikane Time shpalli si njeriun e vitit "Protestuesin" e Lindjes se Mesme, si dhe në vende të tjera të botës, duke vleresuar keshtu ndryshimet e pashembullta qe kane ndodhur gjate vitit

Në Lindjen e Mesme, protestat që nisën në Tunizi dhe u përhapën më pas në Egjipt, Jemen dhe Libi sollën ndryshime në qeverisje. Në Shtetet e Bashkuara dhe Europën Perëndimore, protestuesit kanë demonstruar kundër situatës së keqe ekonomike dhe hendekut mes të varfërve dhe të pasurve.

Redaktori i revistës TIME Bobi Gosh thotë se të rinjtë me të drejtë vote janë forca drejtuese prapa lëvizjes së protestuesve.

“Këto lëvizje përfshinë kryesisht të rinjët, të cilët thonë “ ne nuk duam të njëjtën situatë që kanë pranuar prindërit tanë, nuk duam të mbetemi në status quo. Është e vërtetë që ka patur ekonomistë që i kanë drejtuar këto protesta në shumë vende, por ka qenë më tepër se kaq, ishte pikërisht ndjesia se të rinjtë do të merrnin në dorë të ardhmen e tyre në një mënyrë që nuk ishte parë për një kohë të gjatë”.

Një pjesmarrës në Lëvizjen Pushtimi i Wall Stritit është dakort me vëzhgimin e revistës që protestuesit janë “duke ripërcaktuar fuqinë e popullit” anembanë botës.

“Ndryshimi i vërtetë është përtej një personi të vetëm. Ai ka të bëjë me një lëvizje, me një grup njerëzish dhe me një valë ndryshimi. Ndaj fakti që një koncept i tërë, një ide, grumbullimi në protestat “Occupy” tani emërtohen si një person është diçka kuptimplote për domethënien e ndryshimit social”.

Revista thekson se shumica e protestave këtë vit nisën si të pavarura politikisht.

XS
SM
MD
LG