Lidhje

Rezerva Federale thekson rreziqet ekonomike, ruan norma të ulëta interesi


Rezerva Federale thekson rreziqet ekonomike, ruan norma të ulëta interesi
Rezerva Federale thekson rreziqet ekonomike, ruan norma të ulëta interesi

Nëse investitorët e nervozuar po prisnin veprime të shpejta dhe agresive nga Reserva Federale si reagim ndaj uljes së vlerësimit të kreditimit, rritjes ekonomike në vend numëro dhe trazirave në tregjet financiare, takimi i së martës i hartuesve të politikave në Reservën Federale, nuk u dha atyre aq sa prisnin.

Me normat e interesit më të ultat në histori, banka qendrore amerikane nuk njoftoi ndonjë ulje interesi apo ndryshim të politikave, po ashtu as një raund të ri të lehtësimit monetar. E gjithë kjo duke patur në mendje citimin e Reservës Federale për rreziqet e rimëkembjes ekonomike që shumë ekonomistë besojnë se është duke u ngadalësuar.

Megjithatë, Reserva Federale nuk përjashtoi veprime në të ardhmen, duke thënë se Komisioni i Tregut të Hapur diskutoi në gamë të gjerë mjetesh të gatëshme për të nxitur rimëkembjen ekonomike. Jack Malvey është me Bank of New York Mellon.

“Mendoj se Reserva Federale do të preferonte të shikonte tregjet të përpiqen vet dhe të arrijnë ekuilibër. Kjo trazirë e tregjeve në të vërtetë nuk është përsëritje e krizës financiare të vitit 2008. Kjo ka ardhur si reagim ndaj shtimit të shumë faktorëve gjatë disa javëve të fundit. Dhe ofron disa baza për optimizëm dhe stabilizim jo shumë të lagët të tregjeve.”

Zoti Jack Malvey foli në kanalin televiziv Bloomberg. Ai tha se frika e tregjeve për një recesion tjetër në Shtetet e Bashkuara ka eklipsuar ato që rrjedhin nga zhvlerësimi i kreditimit nga Standard & Poor’s.

“Shanset e recesionit në Shtetet e Bashkuara ndoshta janë rritur në kategorinë e 50 përqindëshit. Zhvlerësimi i kreditimit nga S&P nuk ishte ndonjë çështje e madhe. Ishte një pasqyrim e asaj që ishte mjaft e dukshme gjatë vitit të fundit se pozitat financiare të Shteteve të Bashkuara nuk janë aq të forta sa kanë qënë.”

Ekonomia amerikane në ngadalësim do të rëndojë disbalancat financiare të vendit. Megjithatë, defiçiti prej 1,5 trilion dollarësh nuk i jep hapësirë të duhur qeverisë federal që të stimulojë rritjen.

Duke patur parasyshë këto realitete, administrata e Presidentit Obama po kërkon masa afatshkurtëra për të nxitur shtimin e vendeve të punës dhe aktivitetet e konsumatorëve ndërkohë që bën thirrje për përpjekje afatgjata për shkurtimin e defiçitit dhe ngadalësimin e rritjes së borxhit kombëtar.

“Duhen ndërmarrë të gjitha masat afatshkurtëra dhe afatgjata. Dhe gjëja më e mirë që mund të kemi është se jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime agresive dypartiake për shtimin e vendeve të punës në termin afatshkurtër dhe në të njëjtin kontekst ku ne po sinjalizojmë se do të marrim nën kontroll situatën tonë fiskale.”

Zoti Sperling tha se administrata kërkon të shohë një zgjatje të përkohëshme të shkurtimit të taksave të paguara nga punonjësit për financimin e Sigurimeve Sociale, duke u mundësuar rrogëtarëve që të çojnë më shumë të holla në shtëpi. Të henën, Presidenti Obama përsëriti thirrjen e tij për një formulë dypartiake për reduktimin e borxheve. Dështimi i Washingtonit për t’u përballur me sfidat fiskale të vendit u rendit si faktori kryesor në vendimin e Standard & Poor’s për të ulur klasifikimin e kreditimit të Shteteve të Bashkuara javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG