Lidhje

Rezultatet e referendumit tregojnë se Sudani Jugor votoi për ndarje nga Veriu


Rezultatet e referendumit tregojnë se Sudani Jugor votoi për ndarje nga Veriu
Rezultatet e referendumit tregojnë se Sudani Jugor votoi për ndarje nga Veriu

Rezultatet përfundimtare treguan se Sudani jugor votoi në mënyrë dërrmuese për t’u ndarë nga veriu, duke sjellë ndarjen e vendit afrikan në dy pjesë.

Komisioni i Referendumit të Sudanit Jugor tha sot se 98.83% e votuesve zgjodhën pavarësinë në referendumin e muajit të fundit.

Njoftimi i sotëm në Kartum konfirmoi rezultatete paraprake të votimeve.

Rajoni jugor duket se do të quhet Republika e Sudanit Jugor, dhe pritet që të bëhet shteti më i ri në botë në muajin korrik.

Rezultatet e referendumit u njoftuan në një ceremoni në kryeqytetin sudanez ku mori pjesë presidenti Omar al-Bashir, presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Afrikan.

XS
SM
MD
LG