Lidhje

Susan Rice në Afganistan


Këshilltarja amerikane e Sigurisë Kombëtare Susan Rice është në Afganistan, ku do të takohet me presidentin Hamid Karzai, mes pasigurisë rreth së ardhmes së trupave amerikane në atë vend.

Zëdhënësi Patrick Ventrell e konfirmoi udhëtimin, i pari i zonjës Rice jashtë Shteteve të Bashkuara si këshilltare e sigurisë, duke shtuar se takimi do të përfshinte vizitën e trupave amerikane, ekspertëve dhe diplomatëve.

Të djelën, zoti Karzai injoroi një rekomandim nga Këshilli i të Urtëve apo Loya Jirga për të nënshkuara menjëherë një marrëveshje të re sigurie me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG