Lidhje

Nivelet e plumbit tek orizi

  • Robert Raffaele

Një studim i ri gjeti sasi të plumbit tek orizi dhe nënproduktet e tij

Gjetja e substancave të dëmshme tek orizi po shkakton përsëri shqetësime për fermerët dhe konsumatorët. Një studim i ri nga shkencëtarët në shtetin e Nju Xhersit ka gjetur nivele të larta plumbi në orizin e importuar, përfshirë edhe në disa ushqime për fëmijët. Ky studim i fundit pason atë të vitit të kaluar, kur u gjet sasi arseniku tek orizi dhe nënproduktet e tij. Sipas studiuesve, ky është një problem shqetësues, për shkak të vartësisë përherë e më tepër të njerëzve në mbarë botën tek orizi.

Studimi i kryer nga shkencëtarë të Universitetin Manmouth gjeti që orizi i importuar mund të përbëjë rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët dhe foshnjet.

Shkencëtarët analizuan mostra të orizit nga Azia, Evropa dhe Amerika e Jugut. Ata thonë se importet nga Tajvani dhe Kina kishin nivelet më të larta të plumbit.

Ndërsa orizi përbën ushqimin bazë për 3 miliardë njerëz në mbarë botën, kreu i ekipit të shkencëtarëve tha se SHBA importojnë vetëm 7 për qind të orizit që konsumojnë.

Por importet amerikane të orizit dhe miellit të orizit janë rritur më tepër se 200 për qind që nga viti 1999.

Fermerët e orizit në Tajlandën e Jugut reguan ndaj studimit të ri.

“Ky zbulim mund të ndikojnë 100 për qind tek ne. Prodhimi i orizit të prodhuar nga vendi ynë ka filluar të pëlqehet më tepër nga konsumatorët, por tani tek orizi janë gjetur kimikate helmuese. Kjo ka shkaktuar pakësimin e shitjes së orizit të prodhuar në Tajlandë dhe po ashtu mund të bien edhe fitimet.”

“Unë shqetësohem, sepse kur e eksportojmë orizin jashtë vendit, ai duhet magazinuar në sasi e madhe dhe për ta ruajtur prodhimin të freskët përdoren kimikate. Përndryshe, orizi mund të prishet.”

Në raport thuhet se ekspozimi i përditshëm i foshnjeve ndaj produkteve të orizit do të ishte 30 deri 60 herë më i madh se sa i niveli i konsideruar i tolerueshëm nga Administrata amerikane e Kontrollit të Ushqimeve dhe Ilaçeve. Kryetari i grupit të shkencëtarëve të studimit thotë se fëmijët ndeshen me dyfishin e rrezikut, për shkak të konsumit të lartë të orizit në atë rajon.

Ky studim pason atë të vitit të kaluar që gjeti arsenik tek mostrat e orizit dhe produkteve të tij, përfshirë qumështin pluhur për fëmijët.

Caroline Smith DeWaal punon për organizatën jo-fitimprurëse Qendra e Shkencës për Interesin e Publikut në Washington.

“Nisur nga ky studim i fundit, është ende herët për të ditur në se mund të gjendet përmbajtje plumbi tek orizi i përpunuar. Por unë mendoj se shumë njerëz shqetësohen sepse ky zbulim mund të pasqyrojë kushtet e vërteta në fushat ku rritet orizi.”

Studjuesit gjetën nivele të larta plumbi tek mostrat e orizit nga republika Çeke, Butani, Italia dhe Tajlanda.
XS
SM
MD
LG