Lidhje

Richard Avedon me ekspozitën “Njerëzit”


Fotografi amerikan Richard Avedon ishte e famshëm për portretet e njerëzve të famshëm dhe të pasur për mëse 60 vjet. Por tani publiku australian ka fatin të shohë një ekspozitë retrospektive të fotografive të tij.

Ai ishte fotografi i zgjedhur nga njerëzit e famshëm. Me stilin e tij të veçantë dhe pasionin për industrinë e modës, Richard Avedon mbushi faqet e revistave Harper's Bazaar and Vogue.

Një koleksion i fotografive të tij është ekspozuar për herë të parë në Australi, në Galerinë Kombëtare të Portreteve në kryeqytetin e vendit, Kanberra. Por sipas kërkesës së artistit, para vdekjes 10 vjet më parë, kushtet e vizitës në galeri janë të prera, vizitorët ndalohen të fotografojnë punimet, pasi ai nuk do një riprodhim inferior të tyre.

Për artistin ishte me shumë rëndësi që fotografitë të jenë të cilësisë së lartë dhe Katrina Dumas e Fondacionit Richard Avedon thotë se kërkesat e tij janë marrë shumë seriozisht.

"Ky është misioni i fondacionit, të vërë në zbatim dëshirat e tij”.

Nga Marilyn Monroe tek Dalai Lama, askush nuk i shpëtoi objektivit të Avedon-it dhe stilit të tij të veçantë të portretit.

Duke fotografuar njerëzit e famshëm, vetë fotografi u bë i famshëm gjatë viteve 50, si fotografi më i njohur dhe më i preferuar në botë.

Kuratori, Dr. Chris Chapman thotë se stili jo i zakontë i Avedon-it për portretin përkufizoi karierën e fotografit.

"Ai arriti të fotografonte aktorët e kinematografisë, filmit, teatrit, shoqërisë së lartë, politikës dhe realizoi portrete të veçantë dhe mbresëlënës të tyre”.

Por shëndeti i rënë në vitet e fundit të jetës, e detyroi Avedonin ta shikonte botën me një sy tjetër.

Ai fotografoi Perëndimin e Egër amerikan dhe kapi me lenten e tij njeriun e zakonshëm, ndryshe nga ç’kishte bërë më parë. Dr. Chapman thotë se projekti Perëndimi Amerikan konsiderohet të jetë arritja më e madhe e Avedonit.

"Ata mund të ishin punëtorë të cirkut, të naftës, njerëz që punon në garat e rodeos, apo fotografia e një djali 13 vjeçar me një gjarpër në duar që shënoi fillimin e këtij projekti”.

Ekspozita e Avedonit me titull “Njerëzit” do të qendrojë e hapur në Kanberra deri në fund të nëntorit të këtij viti.
XS
SM
MD
LG