Lidhje

Vazhdon gjendja kritike për Riçard Holbruk


Vazhdon gjendja kritike për Riçard Holbruk
Vazhdon gjendja kritike për Riçard Holbruk

Diplomati amerikan Riçard Hollbruk, i cili iu nënshtrua një operacioni urgjent në zemër, vazhdon të jetë në gjendje kritike pas një ndërhyrjeje të dytë dje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Zoti Hollbruk, i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, iu nënshtrua një operacioni 20 orësh për të riparuar aortën, pas një çarjeje. Mjekët e përfunduan operacionin e parë të shtunën në mëngjes herët në një spital të Washingtonit. Presidenti Barak Obama e quajti zotin Hollbruk “një figurë të shquar të politikës së jashtme amerikane”. Presidenti tha të shtunën në mbrëmje se ai dhe Zonja e Parë po luteshin për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të zotit Hollbruk.

XS
SM
MD
LG