Lidhje

Rifillojnë bombardimet në Homs të Sirisë


Rifillojnë bombardimet në Homs të Sirisë
Rifillojnë bombardimet në Homs të Sirisë

Tanket siriane përparuan në një distrikt të kontrolluar nga rebelët në qytetin e bombarduar të Homsit sot, ndërsa një hetim i Kombeve të Bashkuara thotë se udhëheqës sirianë të niveleve të larta mund të përballen me akuza për krime kundër njerëzimit.

Aktivistët thanë se raketat, bombat dhe mortajat tronditën lagjen Baba Amr të opozitës ku ushqimi, uji dhe furnizimet mjekësore janë shumë të pakta. Ata thane se lagjet e tjera me myslimanë suni gjithashtu u sulmuan nga forcat qeveritare.

Në qytetin veriperendimor të Aleppos, forcat e sigurisë hodhën gaz lotsjellës mbi qindar student që po merrnin pjesë në funeralin e një protestuesi të vrarë një ditë më parë. Aleppo, ashtu si kryeqyteti Damascus, ka qënë relativisht i qetë gjatë kryengritjes 11 mujore kundër qeverisë.

Sot në Gjenevë, hetuesit e OKB-së I dorëzuan një listë me emrat e zyrtarëve të lartë civil dhe ushtarak që kanë urdhëruar forcat siriane të qëllojnë protestuesit e paarmatosur, të torturojnë të burgosurit, të bombardojnë zonat rezidenciale dhe të vrasin ushtarët që kundërshtojnë të zbatojnë këto urdhëra.

XS
SM
MD
LG