Lidhje

Rifillon funksionimi i faqes së internetit të CIA-s


Rifillon funksionimi i faqes së internetit të CIA-s
Rifillon funksionimi i faqes së internetit të CIA-s

Faqja e internetit e Agjencisë Amerikane të Zbulimit, CIA-s rifilloi të funksiononte sot, një ditë pasi grupi i hakerave në internet, Anonymous tha se përdoruesit e kompjuterave e kishin bllokuar.

Faqja e internetit CIA.gov u bllokua dje pasdite. Dikush nga një faqe e Twitterit e lidhur me grupin Anonymous vendosi mesazhin “CIA TANGO DOWN”. “Tango Down” është një shprehje që thuhet se përdoret nga Forcat Speciale amerikane kur ato eliminojnë armikun.

Më pas në të njëjtë faqe thuhej se fakti që Anonymous njoftoi për ndërhyrjen, nuk do të thoshte që ishte autorja e saj.

Faqja e internetit e CIA-s njoftohet së është zhbllokuar dje në mbrëmje vonë.

XS
SM
MD
LG