Lidhje

Egjipt, rifillon gjyqi ndaj 20 gazetarëve


Një gjykatë egjiptiane është në plan të rifillojë sot gjyqin ndaj 20 gazetarëve të akuzuar për përhapjen e informacioneve të rreme mbi Egjiptin dhe për mbështetjen, ose të qënit anëtarë të Vëllazërisë Myslimane. Gjyqi filloi muajin e kaluar.

Tre nga gazetarët janë të televizionit al-Jazeera me bazë në Katar, që i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre. Udhëheqësit e Katarit e mbështesin Vëllazërinë Myslimane dhe presidentin e rrëzuar nga pushteti Muhamed Morsi.

Autoritetet egjiptiane e kanë kritikuar al-Xhazirën për mbulim të njënashëm të ngjarjeve në favor të Vëllazërisë Myslimane, që qeveria e ka cilësuar si grup terrorist. Drejtuesit e televizionit i kanë dalë në mbrojtje mbulimit të ngjarjeve, duke i cilësuar akuzat ndaj personelit të tyre “absurde, të pabaza dhe të rreme”.

Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, sidomos të grupeve të të drejtave të njeriut dhe atyre për lirinë e shtypit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG