Lidhje

Rifillon gjyqi ndaj ish-udhëheqësit egjiptian Hosni Mubarak

  • Zëri Amerikës

.

.

Prokurorët egjiptianë do të paraqesin së shpejti argumentet përfundimtare në gjyqin ndaj ish-presidentit Hosni Muabarak. Seanca përfundimtare mund të fillojë nesër në një gjykatë të Kairos.

Ndaj zotit Mubarak janë ngritur akuza për përfshirje në vrasjen e protestuesve dhe abuzim me pushtetin. Zoti Mubarak, dy djemtë e tij dhe ish-ministri i brendshëm dhe disa oficerë të lartë policie përballen me akuza, që nga korrupsioni, e tek bashkëpunimi në vrasjen e qindra protestuesve në kryengritjen që solli dëbimin e tij nga pushteti.

Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës kërkuan që kreu i Këshillit ushtarak egjiptian Muhamed Husein Tantawi të thirret prapë në gjyq për të dëshmuar. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykatësit, të cilët e shtynë seancën për nesër. Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa 83 vjeçari Muabarak mbahet në një spital ushtarak për t’u trajtuar për sëmundjen e zemrës.

XS
SM
MD
LG