Lidhje

Rifillon procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së

  • Leonat Shehu

Rifillon procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së

Rifillon procesi gjyqësor kundër Fatmir Limajt dhe 9 ish pjesëtarëve të UÇK-së

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot rifilloi procesi gjyqësor kundër deputetit të Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe nëntë pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.


Gjykata refuzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës për shtyrjen e procesit deri në vërtetimin e të dhënave dhe përmbajtjen e ditarit të dëshmitarit kryesor të çështjes i cili nuk jeton më. Gjykimi do të vazhdojë nesër sipas kalendarit të përcaktuar nga gjykata që në dhjetor të vitit të kaluar. Gjykata parashikon që procesit të vazhdojë deri në korrik të këtij viti.


Aktakuza e cila është hedhur poshtë nga të gjithë të akuzuarit, i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që, siç thuhet supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila ndodhej në fshatin Kleçkë në Kosovën qendrore.


Akuza mbështetet kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare Agim Zogaj i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator, kur kreu vetëvrasje në Gjermani, ku ishte dërguar nga autoritetet e EULEX-it në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë.

XS
SM
MD
LG