Lidhje

Riker: Kufijtë e rajonit janë të vendosur, nuk do të ndryshojnë


Riker: Kufijtë e rajonit janë të vendosur, nuk do të ndryshojnë

Riker: Kufijtë e rajonit janë të vendosur, nuk do të ndryshojnë

Zyrtari i lartë amerikan, Philip Reeker, tha sot në Prishtinë se kufijtë e rajonit janë të vendosur dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në cilësinë e zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit. Në orët e paraditës ai u takua me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij të cilëve siç tha u ka shprehur mbështetjen e qeverisë amerikane për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë Kosovën.

Kosova është shtet i pavarur e sovran dhe ka të drejtë të shtrijë autoritetin e saj në tërë vendin. Kufijtë janë të vendosur dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre”, tha zoti Reeker duke nënvizuar se sundimi i ligjit është me rëndësi thelbësore në Kosovë.

Tërësia tokësore dhe sovraniteti i Kosovës është i qartë dhe ajo që duhet të shohim është mënjanimi i paligjshmërisë nga veriu apo nga cilado pjesë e Kosovës dhe e rajonit dhe përqendrimin në vendosjen e sundimit të ligjit dhe institucioneve qeveritare, që mund të ndihmojnë njerëzit për të jetuar një jetë më të përparuar dhe të sigurt, që u takon si qytetarë të këtij vendi”. Tash tha, zoti Reeker është koha e përqendrimit në vendosjen e rendit dhe ligjit në veri si dhe zbatimin e planit të krye negociatorit Martti Ahtisarit, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës.

Zoti Reeker, i cili më vonë gjatë ditës pritet të qëndrojë edhe në Graçanicë afër Prishtinës, një komune me shumicë serbe, u shpreh i kënaqur me rivendosjen e qetësisë në veri nëpërmjet marrëveshjes së KFOR-it me qeverinë e Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës atje dhe tash sipas tij duhet hedhur hapat tjerë përpara.

Zoti (Robert) Cooper nga Bashkimi Evropian e ka bërë po ashtu të qartë sikundër e kemi bërë edhe ne, se nuk mund të ketë kthim në status quo, por tash duhet të shohim kthimin tek bisedimet, që pritet të rifillojnë në shtator” tha zoti Reeker.

Në mesin e muajit korrik, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, u ndërprenë për shkak të mosnjohjes së vulave doganore të Kosovës nga ana e Serbisë. Disa ditë më pas Kosova vendosi që të ndalojë importet tregtare nga Serbia duke ju kundërvënë një mase që Serbia e kishte vendosur kundruall Kosovës në vjeshtën e vitit 2008. Më 25 korrik qeveria e Kosovës filloi një operacion për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare në veriun e banuar me shumicë serbe në funksion të zbatimit të vendimit për ndalimin e importeve nga Serbia, i cili nuk po zbatohej në atë pjesë të Kosovës.

Operacioni nxiti reagime të ashpra të banorëve serb të cilët ngritën barrikada në rrugët kryesore. Një pjesëtar i policisë u vra gjatë një sulmi mbi policinë në afërsi të Zubin Potokut një komunë me shumicë serbe ne veri. Dhuna bëri që kontrollin në vendkalimet kufitare në veri ta marrin përsipër forcat e NATO-s të cilat i shpallën ato vendkalime si zona të kufizuara ushtarake. Kjo situatë pritet të zgjasë deri nga mesi i muajit shtator.

XS
SM
MD
LG