Lidhje

Rikthehen grevat e sektorit publik në Greqi


Rikthehen grevat e sektorit publik në Greqi
Rikthehen grevat e sektorit publik në Greqi

Sektori publik në Greqi u mbyll sot për shkak të grevës së punonjësve të tij ndaj masave të ashpra të qeverisë. Shkollat dhe disa nga zyrat e qeverisë u mbyllën, ndërsa spitalet publike u mbajtën hapur me një ekip të kufizuar.

Kontrollorët e trafikut ajror po ashtu planifikuan ta linin punën për 4 orë, duke i detyruar avionët t’i anulojnë, ose riplanfikojnë fluturimet. Qindra demonstrues u mblodhën në qendër të Athinës për të protestuar ndaj shkurtimit të shpenzimeve.

Qeveria bëri shkurtime të mëdha për të pakësuar deficitin e madh buxhetor. Vende të tjera evropiane i dhanë Greqisë 152 miliardë dollarë hua si ndihmë emergjente në fillim të vitit, në shkëmbim të reformave fiskale.



XS
SM
MD
LG