Lidhje

Rikthehet Mid, pija më e lashtë në botë


Rikthehet Mid, pija më e lashtë në botë
Rikthehet Mid, pija më e lashtë në botë

Ekziston një pije sa e vjetër aq edhe e re. Njihet si pija e perëndive por vetëm tani ka filluar të rishfaqet dhe po bëhet popullore. Emri i saj është Mead dhe po gjen përhapje tek dashamirët e rritur të Hari Poterit.

Megjithëse i ngjan verës tradicionale, ajo që po pijnë këta njerëz është diçka shumë e ndryshme.

Mead, pija legjendare e kohës së vikingëve, bëhet nga rrushi. Sot ajo po rikthehet, sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kantinë të Karolinës së veriut, Mallory Radcliffe dhe familja e saj po shijojnë një numër pijesh të lashta.

Ata kanë provuar mead edhe më parë por shprehen të habitur se sa shumë janë shtuar llojet e kësaj pijeje që mund të gjsh sot në treg.

“Ajo që na pëlqen më shumë është mead e bërë me pjeshkë, është shumë e ëmbël dhe e lehtë,” thotë Radcliffe.

Tradicionalisht, mead bëhet me mjaltë, ujë dhe maja por sot po eksperimentohet me pothuajse çdo gjë organike.

Duke mbajtur mjaltin, ujin dhe majanë si bazë, pijes i shtohen elementë të tjerë për aromë.

Prodhuesit e kësaj pijeje po ndjejnë tani interesimin e kantinave të ndryshme.

Becky dhe partneri i saj Ben eksperimentuan për disa vite me radhë dhe produkti i tyre u prit mirë nga miqtë dhe të afërmit. Kështu ata vendosën të hapin kantinën e tyre.

Në vitin 2006, ata morën pjesë konkursin e prodhuesve të kësaj pije në Kolorado dhe u kthyen me çimin e parë.

“Prodhuam 40 arka me pijen tonë e cila ka shijen e mollës dhe i shitëm brenda dy muajsh”, thotë Ben Starr.

Mead besohet se është pija më e lashtë alkolike në botë.

“Kemi parë një rritje të madhe në numrin e njerëzve të cilët e dinë se çfarë është kjo pije, thotë Becky Starr.

Deri tani nuk ka shifra zyrtare se sa mead prodhohet në Amerikë apo se sa shitet.

Kjo pije nuk gjendet as në listën e Zyrës amerikane të Alkoholit, Duhanit, Taksave dhe Tregtisë.

XS
SM
MD
LG