Lidhje

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane

  • Mil Arcega

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane

Rimëkëmbja e ekonomisë amerikane

Raportet ekonomike të publikuara të martën tregojnë një pasqyrë të përzjerë për mëkëmbjen e Shteteve të Bashkuara. Megjithë përmirësimin e qëndrueshëm të tregut të punës, porositë për fabrikat ranë muajin e kaluar ashtu si edhe çmimet e shtëpive.

Besimi i konsumatorëve amerikanë është në nivelin më të lartë në 12 muaj.

Papunësia ra në nivelet e parakrizës dhe borxhi grek po venitet në sfond – të paktën për tani.

Por edhe pse ngritja e çmimeve të burses rrit besimin për një mëkëmbje të qëndrueshme – çmimet e larta të karburantit kërcënojnë të ulin shpenzimet e konsumatorëve.

Jan Stuart është kreu i kërkimeve për energjinë në kompaninë Credit Suisse.

"Mendoj se çmimi po rritet për një arsye kryesore: një kërkesë më e madhe për naftë nga sa ishte parashikuar."

Çmimet më të larta të naftës nënkuptojnë më pak të ardhura të disponueshme – një kthim prapa për një ekonomi që vihet në lëvizje nga shpenzimet e konsumatorit.

Megjithatë, pas krizës financiare më të rëndë që nga Depresioni i Madh, ekonomistët thonë se priten disa ulje ngritje. Uri Dadush drejton programin për ekonominë ndërkombëtare në Institutin Carnegie Endowment for International Peace.

"Ekonomia amerikane është në mënyrë të natyrshme shumë elastike, një ekonomi novatore dhe dinamike dhe ne e ndjejmë këtë. Por kriza lë një trashëgimi të rëndë. Problemet janë të shumta dhe kjo është arsyeja përshembull në sektorin e shtëpive ku nuk po shohim mëkëmbjen që prisnim."

Megjithë një rënie të falimentimit të pronarëve të shtëpive, çmimet ranë 4 përqind në dhjetor. Dhe një raport i ri tregon se më shumë amerikanë po preferojnë të jetojnë me qera derisa çmimet e shtëpive të stabilizohen.

Por edhe me disa ngritje e zbritje për ekonominë më të madhe të botës, Uri Dadush sheh arsye për optimizëm.

"I kam parë uljet e ngritjet, katastrofat dhe euforinë dhe çdo gjë ndryshon shumë shpejt. Do t’i kushtoja shumë më tepër vëmendje treguesve që lëvizin ngadalë si niveli i papunësisë dhe borxhi për të gjykuar në se po lëvizim në drejtimin e duhur."

Shoqata Kombëtare për Ekonomitë e Biznesit beson se ekonomia amerikane po lëviz në drejtimin e duhur. Anketa e fundit e kësaj shoqate tregon një përmirësim në tregun e punës dhe një rritje ekonomike me gati 2 presje 5 përqind për 2012.

XS
SM
MD
LG