Lidhje

Shqipëria në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë


Dita ndërkombëtare e të rinjve u prit në Shqipëri me një seri veprimtarish, ndërsa shkollimi dhe papunësia e tyre mbeti në qendër të vëmendjes. Krahas përpjekjeve shtetërore edhe organizata joqeveritare ndihmojnë të rinjtë të marrin një profesion dhe të vetëpunësohen. Organizata World Vision ka mbështetur mbi 250 të rinj në Librazhd që të ndjekin kurse profesionale dhe më pas të punësohen në biznese të vogla.

Problemet e rinisë në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:59 0:00

Një pjesë e të rinjve jo vetëm kanë marrë profesione, punojnë në firma ekzistuese, por edhe kanë hapur vetë biznese të vogla. Arbër Karamuça është njëri prej atyre, që ndoqi kurset profesionale me mbështetjen e kësaj organizate. World Vision po ndihmon 260 komunitete në të gjithë vendin dhe numri i përfituesve është rreth 630 mijë persona.

Projektet japin një ndihmë zinxhir nga brezi në brez nga fëmijët tek prindërit, në mënyrë që numri i përfituesve të jetë sa më i madh. Koordinatorja e kësaj organizate në Librazhd, Donika Qelemeni, thotë se World Vision punon në Librazhd prej 8 vjetësh kryesisht në projekte për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve, shëndetit dhe ekonomisë së familjeve të tyre.

Papunësia zyrtare në Shqipëri është rreth 15 për qind dhe sipas Instat, të papunët deri në 30 vjeç zënë gjysmën e numrit të të papunëve në shkallë kombëtare. Rreth 50 mijë të rinj ndjekin shkollat e mesme dhe rreth 10 për qind ndjekin shkolla profesionale, ndërsa aktualisht po bëhen përpjekje që gjithnjë e më shumë të rinj t'i kushtohen profesioneve dhe shkollave profesionale.

XS
SM
MD
LG