Lidhje

Fillon rinumërimi i votave në Lezhë


Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi sot rinumërimin e votave për zgjedhjet e 23 qershorit për qarkun e Lezhës, pas vendimit të njejtë të marrë dje për të rihapur edhe të gjitha kutitë e qarkut të Shkodrës

Deri pasdite ishin hapur mbi 50 kuti, nga të cilat nuk rezultuan dallime mes votave të numëruara dhe atyre që ishin shënuar në dokumentet zgjedhore, me përjashtime të vogla. Janë gjithsej mbi 200 mijë vota që Komisioni qëndror do të duhet të numërojë për të dy qarqet.

Vendimi për Lezhën u mor me nismën e vetë Komisionit, pasi nga rinumërimi i mëparshëm i 10 kutive të këtij qarku dolën në në pah parregullsi të shumta. Ndërsa për Shkodrën rihapja e kutive u nxit nga një ankesë e republikanëve ndonëse në dokumentacionin zgjedhor asnjë prej komisionerëve nuk kishte shënuar vërejtje.

Lëvizja socialiste për Integrim dhe Partia socialiste, forcat kryesore të koalicionit të majtë folën sot sërish për një vendim të paligjshëm dhe përdorim të dy standarteve nga ana e komisionit qëndror të Zgjedhjeve. Sipas tyre akti i KQZ-së ishte nxitur nga e djathta në ikje, e cila sipas tyre, po deshmon nje mungesë totale të përgjegjshmërisë dhe përgjegjësisë politike

XS
SM
MD
LG