Lidhje

Rindërtohet qendra e qytetit të Rio de Zhaneiros


Një zonë e re në qendër të qytetit të Rio de Zhaneiros është duke u ndërtuar para fillimit të lojrave olimpike të kësaj vere. Ndërtimi i saj ka për qëllim të shfaq kulturën, të përmirësojë pamjen dhe atmosferën në këtë qytet olimpik.

Pas prishjes së një mbikalimi, qyteti i Rio de Zhaneiros ka ndërtuar një qendër të re që ka në fokus kulturën dhe pamjen e bukur përgjatë gjirit Guanabara.

Në kohë për lojrat Olimpike të kësaj vere, qyteti i Rios përuroi zonën e re në një pjesë të gjirit.

Sheshi Mauá më parë ishte fshehur nga një mbikalim që ishte hyrja kryesore në qytet dhe në plazhet e tij.

Në këtë pjesë të portit kishte vinça të vjetër që nuk funksononin të cilët tani shërbejnë si objekte dekorativë. Megjithatë, këtu do të vazhdojë ankorimi i anijeve edhe gjatë Lojrave Olimpike.

Struktura më e spikatur është e ashtuquajtura "Muzeu i së Nesërmes”, një ndërtesë futuristike e arkitektit spanjoll Santiago Kalatrava, që u inagurua dhjetorin e kaluar në një skelë që përdorej për ankorimin e anijeve. Rreth ndërtesës ka pamje të veçantë të mjedisit detar të Gjirit Guanabara që më parë nuk ishin të disponueshme për publikun.

Kjo rrugë këmbësorësh me një gjatësi prej 3.5 kilometrash ka marrë emrin e një ish-kryetari bashkie, i cili e kishte konceptuar idenë për rindërtimin e kësaj pjese të qytetit pranë gjirit Guanabara.

"Këtu, në gjirin Guanabara, pas këtyre ndërtesave ka lindur qytetit i Rio de Zhaneiros. Ajo u braktis plotësisht, zona në qendër të qytetit, zona pranë portit, kështu që tani kjo është pjesë e trashëgimisë së Olimpiadës, një zonë e ripërtërirë e Rios", thotë kryebashkiaku Eduardo Paes.

Gjatë Lojërave të ardhshme Olimpike sheshi Mauá dhe zona përreth tij do të pajisen me ekrane të mëdha ku publiku mund të ndjekë lojërat.

Në depon numër gjashtë, një kompani teatri është duke bërë prova. Historia e Sakos me Vanzeti-in do të shfaqen këtu gjatë gjithë muajit qershor.

"Kjo është një përpjekje për ruajtjen e këtyre depove të mëdha historike. Ato janë ndërtuar në fillim të shekullit të njëzetë për portin e Rios, dhe tani me një funksion kulturor jemi duke ruajtur një kujtim të madh dhe shumë të pasur historik të këtij rajon", thotë drejtori i teatrit Luis Fernando Lobo.

Ndër monumentet historike këtu është edhe skela Valongo përmes së cilës miliona afrikanë hynë Brazil si skllevër.

Në zonën Praça XV janë mbetjet e objekteve, ku familja mbretërore portugeze arriti në Brazil në vitin 1808 dhe themeloi një dinasti lokale.

Mjedisi detar që dikur dominonte qytetin tani është rikthyer.

"Ne kemi zona kulturore dhe arkitektonike këtu që tregojnë se Rio de Zhaneiro është shumë më tepër se sa thjeshtë një kubë sheqeri, Corcovado dhe plazhi Copacabana. Ka shumë histori dhe kulturë këtu dhe një pjesë e madhe e bukurive të Rios janë rreth kësaj zone", thotë Alberto Gomes, presidenti i Korporatës së Zhvillimit Urban të Qendrës së Qytetit.

Shumica e kishave të hershme të stilit barok të qytetit kolonial mund të arrihen përmes vendkalimit të ri për këmbësorë.

Manastiri i Benediktit i ndërtuar me dru të zbukuruar, i mbuluar me fletë ari dhe engjëjt barok është objekti më i preferuar për vizitorët e huaj.

Në sheshin Maua një ndërtesë moderne dhe klasike me një çati të veçantë është Muzeu Rio Art apo MAR, i inauguruar në vitin 2013.

Jashtë një aeroplan i vjetër i projektuar nga shpikësi brazilian Santos Dumont në vitin 1906.

Dhe natën kjo është një nga zonat më të mira në qytet për ata që duan të shikojnë ndryshimin e ngjyrave të qiellit.

XS
SM
MD
LG