Lidhje

Robert Mood u bën thirrje të gjitha palëve në Siri të ndalin dhunën


Një gjeneral norvegjez, i cili është emëruar nga Kombet e Bashkuara për të drejtuar misionin vëzhgues në Siri, ka marrë komandën e operacioneve dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ndalin dhunën.

Gjeneral Majori Robert Mood mbërriti në Damask sot për të udhëhequr një ekip me 15 vëzhgues të paarmatosur që kanë marrë detyrën e mbikqyrjes së marrëveshjes së 12 prillit për paqe.

Në komentet për shtyp në aeroportin e Damaskut, Gjenerali Mood bëri thirrje për të ndalur të gjitha aktet e dhunshme në mënyrë që të mos dështojë armëpushimi i mbështetur nga Kombet e Bashkuara si dhe elementët e tjerë të planit të paqes të arritur nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Annan.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, forcat besnike të Presidentit sirian Bashar al-Asad kanë vazhduar sulmet kundër opozitës në të gjithë vendin, ndërsa kryengritësit kanë vendosur prita dhe kanë sulmuar personelin qeveritar të sigurimit.

XS
SM
MD
LG