Lidhje

Roberto Saviano dhe Lydia Cacho, çmim për paqen dhe luftën kundër diskriminimit

  • Zëri Amerikës

Roberto Saviano dhe Lydia Cacho, çmim për paqen dhe luftën kundër diskriminimit

Roberto Saviano dhe Lydia Cacho, çmim për paqen dhe luftën kundër diskriminimit

Gazetari italian Roberto Saviano dhe gazetarja meksikane Lydia Cacho janë fituesit e Çmimit Ndërkombëtar Olof Palme, që i jepet individëve që përpiqen për paqen dhe luftën kundër diskriminimit.

Fondi Olof Palme tha sot se ata u emëruan për ta ndarë çmimin bashkarisht, për përpjekjet e tyre për ekspozimin e rrjeteve kriminale, megjithë rrezikun e madh personal.

Roberto Saviano e fitoi çmimin për librin e tij të vitit 2006, të titulluar “Gomorrah”, që zbuloi veprimet e Mafias në Napoli dhe që e detyroi autorin të jetonte nën mbrojtjen e policisë për 24 orë.

Ndërsa gazetarja Cacho është përballur me një numër kërcënimesh me vdekje që kur botoi librin e saj të vitit 2005, “Demons of Eden”, që tregon historinë e një rrjeti për abuzimin seksual të fëmijëve.

XS
SM
MD
LG